Ballina Lajme Publikohen të dhënat për plakjen e popullsisë nga Eurostat: Shqipëria po plaket...

Publikohen të dhënat për plakjen e popullsisë nga Eurostat: Shqipëria po plaket më shpejt se Europa

12

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se dy dekadat e fundit Shqipëria është plakur me ritmet më të larta. Sipas tyre përgjatë viteve 2002-2022 popullsia e Shqipërisë është plakur me 10.6 vite, duke shënuar kështu normën më të lartë nga të gjithë vendet e Evropës, që gjatë kësaj periudhe është plakur me vetëm 4.7 vite.

Mosha mesatare e popullsisë së BE-së është rritur me 2.3 vjet që nga viti 2013, kur ishte 42.2 vjeç, ndërsa popullsia e Shqipërisë për të njëjtën periudhe është plakur me 4.5 vite ritme, dy herë më të lartë se mesatarja e Evropës.

 

Sipas INSTAT, më 1 janar 2023 mosha mediane e popullsisë shqiptare rezulton 38,8 vjeç nga 38,2 që ishte më 1 janar 2022, po ashtu raporti i varësisë së të rinjve u zvogëlua nga 24% në 23,8%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve u rrit nga 23,1% në 24,4%, krahasuar me 1 janarin e vitit 2022. Në Shqipëri, ikja e popullsisë në emigracion, kryesisht në moshë të re dhe rënia e lindjeve po sjellin një rritje të moshës mediane.