Ballina Lajme Rama: Së shpejti 40 Qendra Shëndetësore nga veriu në jug në shërbim...

Rama: Së shpejti 40 Qendra Shëndetësore nga veriu në jug në shërbim të qytetarëve

1

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se shumë shpejt do të jenë gati edhe 40 Qendra Shëndetësore të cilat do të jenë në shërbim të komunitetit nga veriu e deri në jug të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social, në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se deri më tani janë rindërtuar nga e para, 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca në shërbim të qytetarëve.

Vijojmë pa u ndalur investimet në shëndetësi ku shumë shpejt do të jenë gati edhe 40 Qendra Shëndetësore në shërbim të komunitetit nga veriu në jug. Që prej fillimit të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave të kujdesit parësor, 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca janë rindërtuar nga e para me standardet më të mira, në shërbim të 1.2 milion qytetarëve”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2F720760546086276&show_text=true&width=500

/rtsh.al/