Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku në një konferencë për media ka bërë një prezantim përsa i përket arritjeve 2022 dhe planet për 2023. Në fjalën e saj, Ministrja u shpreh se viti që sapo lamë pas ka qenë tejet sfidues për sektorin e energjisë elektrike. Balluku renditi disa nga masat që mori qeveria shqiptare për të mos lehtësuar faturën energjetike për familjet shqiptare dhe bisnezet e vogla.
“Viti 2022 ka qenë një vit sfidues për shkak të një situate të pazakontë si pasojë e agresionit rus dhe duke majisur fushën energjitike. Energjia ka qenë sektori më sfidues për qeverinë shqiptare si dhe një nga arritjet më të mëdha përgjatë 2022-shit. E kemi nisur vitin me një rezervë energjitike të ulët. Megjithatë ne ja kemi dalë të qëndrojmë në parashikimet që kemi patur në skenarët e buxhetit të shtetit dhe pavarësisht çmimeve të importit më të lartat ndonjëherë, 31 gushti si dita më kultmante e tregut të energjisë që arriti deri në 1044 euro për megavat orë. Megjithatë, me të gjithë punën e mirë për menaxhimin e kaskadës së Drinit, dhe duke optimizuar rezervën energjitike dhe blerjen në inport, ja kemi dalë të mbronim, 1 milionë e 90 mijë abonentë familjarë, 172 mijë biznese të vogla dhe 7500 biznese të lidhura me tensionin e mesëm. Këta të fundit kanë kontrata eksporti, produkte të rëndësishme për tregun dhe mbajnë pranë kompanive qindra familje. Gjatë 2022 përmes një retorike të madhe, nisëm fushatë sensibilizimi për qytetarët, që nëse duhej të dilnim fitimtarë duhej bashkëpunim i të gjithëve për kursim energjetik”, tha Balluku.
Më tej në fjalën e saj, ministrja u ndal dhe te objektivat e qeverisë gjatë 2023-shit. Ajo bëri me dije se qeveria ka ndërmarrë një nismë për numrin e abonentëve, duke thënë se planifikohet që gjatë këtij viti të rritet me 10-fish përmes një fondit të agjencisë së efiçencës energjetike. Balluku theksoi se janë subvencionuar me 75% të kostos së tyre familjet shqiptare që vendosën panele diellore në banesat e tyre. Fondi, theksoi Balluku, i është vënë në dispozicion 2500 familjeve të para.
“Morëm vendim dhe i vumë target administratës për të ulur konsumin e energjisë me 15% dhe arritëm në tetor mbi 20% ulje të konsumit krahasuar me 2021. Nisëm një nismë modeste për numrin e abonentëve, por ne planifikojmë që në 2023 ta rrisim me dhjetë-fish numrin e kësaj nisme, përmes një fondi të agjencisë së efiçensës energjetike.Ne kemi subvencionuar familjet shqiptare që kanë pasur dëshirë që në banesën e tyre të vënë panele me 75% të kostos. Sot që flasim një fond i vënë në dispozicion për 2500 familjet e para, kemi operative 1040 njësi. Nga të gjitha analizat gjatë 2022, kemi identifikuar se 20% e konsumit të një familje është ngrohja e ujit. Me panelet që janë vendosur fatura e këtyre familjeve do jetë 20% më e ulët.
Gjatë vitit 2023 ne planifikojmë që ky numër familjesh të arrijë 20 mijë në total duke e çuar kështu e subvencionin e qeverisë në 8 mln euro dhe për të vazhduar dhe në vitet er ardhshme për të gjetur artifica të reja për të ndihmuar qytetarët dhe familjarët. Ne kemi një sërë punësh përpara. Gjatë vitit 2023 ne shpresojmë se do të kemi mundësi për të ecur më mirë përsa i përket fushës energjetike. Sot dhe nesër rreth 24 orë do kemi prurje të reja në kaskadën e Drinit“, tha Balluku.
Përsa i përket investimeve gjatë 2023-shit, Balluku u ndal te gazifikimi i Shqipërisë. Ministrja deklaroi se gazifikimi do të nisë në Korçë dhe më pas do të vijohet me gazifikimin e Fierit. Balluku theksoi se Shqipëria synon të bëhet lider energjitik në rajon.
“Vau i Dejës është kthyer në një nga parqet e integruara, synimi ynë është të arrijmë të përdorim digat e hidrocentraleve për prodhim aletrantiv të energjisë, siç është rasti i paneleve fotovoltaike. Ka nisur nga puna për projektimin e parkut 50 megavat orë në zonën e Bleshit që do aplikohet në vijim. Një nga 3 projetete e paketës 500 mln euro si hap i dytë i ndihmës financiare nga BE. Ky vit do japë mundësinë e investimeve të reja. Do arrijmë që të ulim humbjet teknike siç e kishim parashikuar. Gjatë 2022 ne kemi pasur mundësinë të diskutojmë me prodhuesit e vegjël, me ata që kanë hidrocentrale në koncension apo kontrata të tjera me çmim të rregulluar me shtetin.
Gazifikimi i Shqipërisë. Një politikë e re. Kemi një kompani tashmë. Duke nisur me gazifikimin e Korçës. Në garë ishte Korça dhe Fieri. Fieri do jetë i dyti në rresht. Korça u zgjodh se ka temperatura 10 gradë më të ulët nga Fieri. Paguajnë më mirë nga të gjithë faturat. Për t’i dhënë eficencë këtij projekti, një projekti pilot që nëse do ketë sukses do vazhdojmë me qytete të tjera. Fieri është i dyti qytet. Ky do të jetë një vit i rëndësishëm. Vërtet flitet për axhendën e gjelbër dhe ky është venmdi ku prodhohet energji e gjelbër, por nga ana tjetër pavarësia energjitike është shumë e rëndësishme. Shqipëria ka një detyrim ndaj qytetarëve, që të ofrojë mburojë energjitike dhe siguri. Shqipëria synon të bëhet lider energjitik i rajonit”, shtoi Ministrja.
Po ashtu, Ministrja Balluku prezantoi dhe disa projekte kryesore në vend që do të nisin në shpejti sa i takon infrastrukturës rrugore.
Balluku solli në vëmendje gjithashtu edhe projektin për ndërtimin e bypass-it të Elbasanit. “Do kemi projektin e plotë për Bypassin e Elbasanit për të aplikuar më pas në fondet e BE”, theksoi Balluku. Një tjetër projekt, për të cilin pritet të hapet gara brenda vitit 2023, është edhe aksi Berat-Ballaban, një aks që lidh qarkun e Beratit me atë të Gjirokastrës dhe që pritet ti jap një zhvillim agroturizimit në zonën që përshkruan.
Po kështu, gjatë vitit 2023 do të ndërhyhet edhe për eliminimin e pikave të zeza në akset rrugore të vendit. Një ndërhyrje që do të realizohet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe që synon të rrisë sigurinë rrugore në vend.