Rritja e çmimit të naftës ka arritur në nivele rekord në vendin tonë pasi një litër blihet me deri 240 lekë. Përveç naftës rritje kanë pasur edhe produkte të tjera. Lidhur me këtë situatë kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë duke iu përgjigjur të gjithë atyre që kërkojnë të hiqet një nga 7 taksat e karburantit.
Çmimin e lartë, Rama e lidh me luftën dhe nga ana tjetër thotë se çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël nuk ka lëvizur.
“Kjo qeveri po mban të palëvizur në kushtet e një kërcënimi shumë herë më të lartë sesa të naftës, çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël. Kjo kushton çdo ditë shumë. Çdo ditë shumë dhe kjo kosto përballohet në sajë të kontributeve se është kollaj të themi të heqim këtë e atë, ndërkohë kemi hequr gjithçka kemi mundur të heqim dhe nuk ka më asnjë hapësirë për të hequr diçka tjetër”, tha Rama.