Kryeministri Edi Rama, në një takim të zhvilluar në Gjirokastër u shpreh se për pensionistët ende nuk është bërë maksimalja.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se për këtë shtresë po përgatitet bonusi i fundvitit.
“Më mirë të qep gojën se të flas për pensionistët, sepse nuk kemi bërë akoma atë gjë që jo vetëm meritojnë, por të paktën atë që i bën të marrin frymë të papenguar. Por ama në këto kushte dy herë kemi bërë indeksime. Nuk kemi bërë herën e dytë paktë rritje të përkohshme. Po bëjmë gati bonusin e fundvitit. Bonusin e fundvitit pensionistët do ta marrin një më një pa luftë apo me luftë.”, deklaroi Rama.
Ndërsa thoshte këto militantët e rilindjes në takim duartrokasin siku po bëhej nami në ndihmë dhe mbështetje të pënsionistëve e jo një bonus i inicuar nga qeveria e mëparshme dhe që vetem është ulur nga qeveria e Rilindjes. Thjesht tallja me pensionistët vijon.