Ballina Vendi Rama inspekton punimet për Parkun e Drilonit: Destinacion turistik akoma më i...

Rama inspekton punimet për Parkun e Drilonit: Destinacion turistik akoma më i preferuar për vizitorët

8

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Shëtitores së Tushemishtit dhe Parkut të Drilonit në Pogradec. Ky transformim, u shpreh Rama, do e kthejë portën hyrëse të qarkut Korçë në një destinancion turistik akoma më të preferuar për vizitorët vendas e të huaj.

“MIRËMËNGJES

dhe nga kantieri i transformimit të Shëtitores së Tushemishtit dhe Parkut të Drilonit në Pogradec, që shumëfishohet në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi të lundrueshme me varkë, 3 parkime me 550 vende për automjete, e gjitha një zonë e aksesueshme deri në Zagorçan, për të përfunduar në pikën doganore duke e kthyer portën hyrëse të qarkut Korçë, në një destinacion turistik akoma më të preferuar për vizitorët vendas e të huaj, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook, teksa publikon dhe pamjet nga punimet.