Ballina Vendi Rama i sugjeron pushuesve plazhet publike pa asnjë pagesë!

Rama i sugjeron pushuesve plazhet publike pa asnjë pagesë!

2

 Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij pamje nga plazhet publike nga Saranda në Ksamil.

Kryefjala e këtyre pushimeve kanë qenë çmimet e larta dhe mungesës së plazheve publike.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të plazheve tërësisht publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil, të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit, ashtu si plot të tilla përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë, ku po zhvillohet sezoni më i pastër e më i mirë organizuar turistik, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.

Disa ditë më parë Rama foli dhe për çmimet e larta të hoteleve në jug të vendit ku tha se të vendosësh tarifën prej 200-300 euro nata kur nuk ka cilësi shërbimesh është e palogjikshme.

“Në këtë rast është ekonomia që ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi apo Turqi sesa të rrish në Dhërmi. Është i mrekullueshëm por jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh. Ata që e garantojnë të kenë më të ulëta se dikush që hap një derë dhe kërcet 200-300 euro natën, është e palogjikshme”, tha Rama.