Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar menjëherë pas lajmit për ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconi-t. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan: Addio Presidente e buon amici dell’ Albania! (Lamtumirë President dhe mik i mirë i Shqipërisë)
Kreu i qeverisë e ka takuar ish-kryeministrin italian në Korrik të vitit 2013, ku në atë kohë kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rritjen e investimeve italiane në vendin tonë.
Berlusconi ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të Hëne. Ai ndodhej i shtruar në spital prej 4 ditësh për shkak të sëmundjes së tij.
Themelues i Mediaset dhe Forza Italia, Berlusconi ishte një figurë sa e rëndësishme, aq edhe e diskutueshme në politikën italiane për më shumë se çerek shekulli. Ai mbajti postin e kryeministrit të Italisë në 4 qeveri.