Ballina Vendi Rama flet për zgjedhjen e presidentit: E kemi detyrim që të mos...

Rama flet për zgjedhjen e presidentit: E kemi detyrim që të mos jetë asnjë prej nesh këtu

1

Në seancën e sotme plenare, kryeministri Edi Rama ndërsa fliste për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit ka kujtuar proceset e mbajtura vite më parë ndërsa nuk munguan dozat e ironisë. Duke iu drejtuar opozitës, Rama përsëriti që qëllimi është që kreu i ri i shtetit të zgjidhet me konsensus, edhe pse shtoi ai “ e provuam dhe pamë çfarë presidenti del kur zgjedh me ta.”

“Do ta bëjmë këtë përpjekje jo se jemi të detyruar, por sepse këta jemi ne. Kjo është ADN-ja e PS. Që në krye të herës. PS ka lëshuar më shumë.”

Po ashtu, kreu i qeverisë tha që është detyrim ndaj zgjedhësve që “t’u japim një president që nuk duhet të jetë asnjë nga ne këtu.”

Duke iu drejtuar opozitës tha: Nga ju, jo e jo.

“E keni parë që mua më dalin fjalët. Dhe sidoqoftë, pavarësisht nga kjo derexhe, më keq do bëheni. Jeni deputetë. Jemi të gjithë të zgjedhur, ata që ju zgjodhën se dinin që do t’ua punonit kështu.”