Ballina Bota Qindra delfinë të ngordhur në Amazonë, ekspertët paralajmërojnë të tjera humbje në...

    Qindra delfinë të ngordhur në Amazonë, ekspertët paralajmërojnë të tjera humbje në dy javët e ardhshme

    21

    ë shumë se njëqind delfinë janë gjetur të ngordhur në Amazonën braziliane mes një thatësire historike dhe temperaturave të larta rekord të ujit, që në disa vende ka kaluar temperaturën 39 gradë Celsius.

    Delfinët e ngordhur u gjetën të gjithë në liqenin Tefé gjatë shtatë ditëve të fundit, sipas Institutit Mamirauá, një strukturë kërkimore e financuar nga Ministria e Shkencës braziliane.

    Instituti tha se një numër kaq i lartë i ngordhjeve ishte i pazakontë dhe sugjeroi se, temperaturat e larta rekord të liqenit dhe një thatësirë ​​historike në Amazon mund të kenë qenë shkaku.

    “Është ende herët për të përcaktuar shkakun e kësaj ngjarje ekstreme, por sipas ekspertëve tanë, sigurisht që lidhet me periudhën e thatësirës dhe temperaturat e larta në liqenin Tefé, në të cilin disa pika kalojnë 39 gradë Celsius (102 gradë Fahrenheit), tha instituti në komentet e bëra në CNN.

    Lumi Amazon, rruga më e madhe ujore në botë, aktualisht është në sezonin e thatë dhe disa ekzemplarë të faunës së lumenjve po vuajnë gjithashtu nga temperaturat e larta rekord.

    “Transferimi i delfinëve të lumenjve në lumenj të tjerë nuk është aq i sigurt, sepse është e rëndësishme të verifikohet nëse toksinat ose viruset janë të pranishme në natyrë,” tha Andre Coelho, një studiues në Institutin Mamiraua.

    Po ashtu temperaturat e larta ndikojnë në ekonomi, pasi nivelet nën mesataren e ujit janë duke penguar transportin ashtu edhe aktivitetet e peshkimit në lumë. Gjithashtu një paralajmërim i fortë është dhënë nga ekspertët, pasi pritet që në dy javët e ardhshme si pasojë e thatësirave të ketë humbje të tjera, në numër të konsiderueshëm për delfinët.