Qeveria shqiptare ka nisur një proces konsultimi publik mbi projektligjin që parashikon përjashtimin nga taksat e tregtisë së karburanteve me origjinë nga biomasa për dhjetë vjet, në përpjekje për të reduktuar konsumin e hidrokarbureve.
Përjashtimi tatimor i propozuar vlen vetëm për sasinë e biokarburanteve të pastra dhe jo për pjesën e nënprodukteve përkatëse të prodhuara nga përpunimi i naftës bruto, bëri me dije Ministria e Mjedisit.
Legjislacioni synon të rrisë përdorimin e biokarburanteve me të paktën 5% të konsumit të përgjithshëm në sektorin e transportit deri në vitin 2024 dhe 10% deri në fund të 2025.
Përpjekjet për të miratuar një ligj të ri, që rregullon prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve kanë nisur që në 2019, por asnjëherë nuk janë finalizuar me sukses, ndonëse draftet janë diskutuar në komisione parlamentare dhe kanë qenë gati për t’u dërguar në seancë plenare për miratim.