Ballina Vendi Qeveria ligj të ri për profesionet e veçanta! Do hiqet taksimi për...

Qeveria ligj të ri për profesionet e veçanta! Do hiqet taksimi për pagat deri në 50 mijë lekë

1

Në fund të muajit prill, mjekët specialistë do të shpërblehen sipas pagave të larta të rajonit. Ndërsa e konsideroi këtë një hap të rëndësishëm, kryeministri Rama deklaroi se në këtë kuadër, Shqipëria është në barazim me Serbinë në pagë, dhe mbi Kosovën.

Jemi duke ecur mirë, kemi bërë një hap të rëndësishëm me rritjen e pagës për mjekët specialistë, që më në fund, duke filluar nga muaji prill do shpërblehen sipas pagave të larta të rajonit. Jemi barazuar me Serbinë në pagë, jemi mbi Kosovën”, tha Rama teksa shtoi se qeveria po përgatit një ligj të ri për një tërësi profesionesh dhe detyrash në shërbimin publik që kanë të bëjnë me aftësi të veçanta.

Duke filluar nga aftësi dixhitale për forcimin e kushteve kibernetike, të ofrojmë paga që të jenë konkurruese në treg, ashtu sikundër dhe për të tjera profesione. Procesi integrimit kërkon rritje të numri të drafteve ligjore. Të rrisim pagat dhe të kemi më të mirët në shërbim të shtetit”, shtoi ai.

Sa i përket ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale, që së shpejti kalon në Parlament, Kreu i qeverisë tha se do të hiqet plotësisht taksimi për pagat deri në 50 mijë lekë. Të gjitha këto nisma të qeverisë, sipas Ramës, e angazhojnë kabinetit qeveritar që të shohë me pozitivitet të nesërmen.