Ashtu si çdo vit tjetër, edhe sot më 5 maj, Dita e Dëshmorëve të Atdheut u përkujtua me një ceremoni zyrtare dhe homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Mallakastër.
Kryebashkiaku Qerim Ismailaj, përfaqësues të forcave politike, veteranë dhe të afërm të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare vendosën kurora me lule përpara memoriali në Varrezat e Dëshmorëve të Mallakastrës.
“U përkujtua sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut duke u mbajtur homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Përulemi me respekt e mirënjohje për ata që dhanë jetën dhe falën gjakun e tyre për lirinë e Shqipërisë e që janë të përjetshëm në kujtesën tonë”, shkruan Qerim Ismailaj.