Ballina Vendi Qendra multifuksionale sportive në qytetin e Fierit drejt një investimi modernizues të...

Qendra multifuksionale sportive në qytetin e Fierit drejt një investimi modernizues të mjediseve të saj. Synimi i bashkisë ndërtimi i pallatit të ri të sportit dhe stadiumit të futbollit

2

Zhvillimin e sportit në bashkinë e Fierit dhe krijimi i kushteve sa më të përshtatshme për këto profesione tashmë mbetet në qendër të vëmendjes së punës së pushtetit vendor. Qendra multifunksionale e cila i është nënshtruar në rikonstruksioni të plotë pritet së shpejti të vihet në funksion për të gjithë të apasionuarit e sportit të fokusuar në drejtim të volejbollit apo dhe basketbollit.

Ende po punohet për të plotësuar investimet e parashikuara në këtë drejtim në qendrën sportive multifunksionale. Ndryshimet janë të prekshme që në fasadën e jashtme të ndërtesës sportive, në mjediset e brendshme të saj, duke filluar me instalimet e reja elektrike, të ujit, të dhomave të zhveshjes, në dushet e rinj të motuar, apo dhe në kupolën e saj dhe ndriçimin modern.

Më vënien në punë të kësaj qendre i hapet rruga zhvillimit të ndeshjeve zyrtare të ekipeve fierake të basketbollit, volejbollit, e jo vetëm. Nga pikëpamja zhvillimore do të kemi një arenë sportive dinjitoze që do i japë hov zhvillimit të sporteve në përgjithësi dhe atij elitar ne veçanti.

Ndërkohë që synimi i bashkisë së Fierit mbetet ndërtimi i pallatit të ri të sportit dhe stadiumit të futbollit nisur nga kërkesat e larta të sportdashësve fierakë në këtë drejtim./Tv Kombi/