Prej më shumë se shtatë vjetësh fëmijët dhe të rinjtë me aftësi ndryshme në qytetin e Fierit kanë qendrën e tyre një projekt i Bashkisë së Fierit së bashku me një sërë bashkëpunimesh dhe mbështetjesh të donatorëve italian dhe Qendrës Sociale “Murialdo”.
E filluar me dëshirë dhe vullnet të plotë kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi e ka cilësuar që në momentet e para jo si një risi në shërbimin ndaj kësaj kategorie të popullatës, por si një domosdoshmëri për të dhënë ndihmesën e saj ndaj tyre. Qendra “Horizont” për fëmijë dhe të rinj me aftësi ndryshe është qendra e parë moderne me këtë destinacion në të gjithë Shqipërinë.
Me një sipërfaqe të konsiderueshme ndërtimi në të mundësohen mjedise kreative e shlodhëse, e pajisur me ashensor, e ndërtuar në një zonë të qetë larg zhurmave, kjo qendër përmbush çdo kriter për dhënien e shërbimeve të specializuara. Aktiviteti i qendrës “ Horizont” tashmë është bërë e prekshme dhe shihet si një mundësi për zhvillimin e tyre. Bashkia Fier aktualisht numëron rreth 1300 persona me aftësi të ndryshe, ndër të cilët rreth 400 janë fëmijë dhe të rinj.
Qendra frekuentohet çdo ditë nga fëmijë, të rinj me aftësi ndryshe të moshës 6 – 20 vjeç, të cilët kryejnë aktivitete ditore dhe terapi në bazë të nevojave dhe problemeve që vlerësohen nga specialistët e kësaj fushe. Ambientet e kësaj qendre janë të standardeve bashkëkohore, të përshtatura për këtë kategori personash.
Ambientet e terapive dhe mësimit janë të ndryshme plot ngjyra dhe me një infrastrukturë të moderuar, si dhe me materiale të ndryshme mësimore dhe didaktike që ndihmojnë specialistët dhe mësuesit për zhvillimin e aktiviteteve dhe terapive.
Kuzhina është projektuar në formën e përshtatshme që të mundësojë jo vetëm ushqyerjen e fëmijëve, por me anë të këtij procesi, ata të arrijnë të mësojnë dhe edukohen për t’u vetëushqyer, si dhe të përmirësojnë disa procese të rëndësishme të zhvillimit psikomotor të trurit.
Ambientet e pushimit janë shlodhëse e të freskëta për t’u siguruar fëmijëve një mundësi qetësie pas një ditë aktivitetesh.