Në orët e para të mëngjesit në drejtim të një automjeti në Shkodër është qëlluar me armë zjarri. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”. 42-vjeçari A.B., ka njoftuar autoritetet se në drejtim të automjetit të tij është qëlluar me armë duke shkaktuar dëme materiale.
Ai thekson se automjetin “Toyota” e kishte marrë me qira. Sakaq policia bën me dije se vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Njoftimi: Rreth orës 02:00, shtetasi A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mjedë, ka njoftuar sallën operative se në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qira, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
(BalkanWeb)