
Ekzekutohet me 6 plumba pas shpine shqiptari në Belgjikë.
Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje në lagjen Place De Brouckère.
Dyshohet se viktimë e atentatit ka mbetur Erion Hasanbelliu.
Sipas Brusslestimes, ai është qëlluar befasisht pas shpine disa herë.
Mësohet se Erion Hasanbelliu njihet ndryshe si Mikel Rakipllari.
Shërbimet policore janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 pas thirrjeve në numrin e urgjencës 100. Dëshmitarët raportuan një sërë të shtëna të shtëna në qendër të kryeqytetit.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes, dhe transportoi për në spital burrin, por ai nuk mundi të mbijetojë.