Ballina Vendi Pyjet e Pishporos në Fier prej 8 ditësh në flakë, avioni grek...

Pyjet e Pishporos në Fier prej 8 ditësh në flakë, avioni grek dhe qindra ushtarë e zjarrfikës po punojnë për shuarjen e zjarrit

12

Në orën 07:30 të kësaj të marte,  ka mbërritur avioni ujë hedhës nga Greqia për të bërë rikonicionin e zonës  dhe për të rifilluar ndërhyrjen nga ajri në vatrën e zjarrit në masivin pyjor Pishporo-Darzezë .

Krahas operimit nga ajri vijon puna për shuarjen e vatrave brenda zonës së djegur nga efektivët zjarrfikës dhe FA të repartit të Poshnjës .Po punohet për fikjen e plotë të vatrave të vëna nën kontroll.