Ballina Vendi Protesta para Kuvendit/ “Tani janë në hije, por do të dalin në...

Protesta para Kuvendit/ “Tani janë në hije, por do të dalin në diell”, Arlind Qori: Rroga e deputetëve 39 herë më e madhe se e një pensionisti

0

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori nga protesta që po mbahet jashtë Kuvendit, në kundërshtim me vendimin për rritjen e pagave të deputetëve, risolli në vëmendje disbalancën me vlerën e pensionit.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Qori tha se paga e deputetëve është 39 herë më e madhe se e një pensionisti.

“Ata nuk nderojnë as statusin, as zgjedhësit e tyre. Jemi mësuar që në krye të institucioneve të ketë njerëz thellësisht injorant dhe halabakë. Njerëz që në një shoqëri të drejtë nuk e di a do gjenin punë, ose me shumë gjasë do përfundonin në burg për delinkuentë. Në vend që personi në fjalë të përfundonte në burg si hajdut xhepash, e kemi sot deputet, e kemi një nga pronarët më të mëdhenj të marketi. Një njeri që nuk ka frikë as nga ligji dhe as nga reagimi i qytetarëve. Pushtetin nuk e kanë marrë nga populli, por ia kanë marrë popullit. Në vendet demokratike deputetët studiojnë shumë, gjithë kohës janë në Komisione parlamentare, studiojnë përvojën e vendeve të tjera. Lexojnë libra dhe situata të ngjashme. Në Shqipëri, deputeti mesatar, përveç se është injorant, nuk bën asgjë nga mëngjesi në darkë, thjesht 2 muaj para zgjedhjeve ingranohet në lagjen e vet. Ku me blerje vote, ku me intimidime merr votat. Sot do i dyfishojnë pagën vetes. Në Shqipërinë tonë pensioni minimal është sa askund tjetër në Europë. Imagjino të jeni pensionist dhe të jetoni me 80 mijë lekë të vjetra. Rroga e deputetit do të jetë sa 39 pensione minimale. Do të jetë sa 21 pensione mesatare. Ky është skandal i padëgjuar në asnjëlloj vendi. Bëra krahasime në vendet e tjera, në Itali më rezultoi që paga bazë e deputetit në Itali është 5 mijë euro, pensioni minimal është 600 euro. Bëni pjesëtimet dhe do u dalë 8-9 fishi. Në Shqipëri është 39-fishi i pensionit minimal. Një deputet sot do të marrë rrogë sot 6-7 herë më të lartë se rroga e një polici. Tani janë në hije, pastaj janë do dalin në diell. Ku mund të qëndrojë ky vend, si mund të ketë kaq shumë pabarazi?! Ata që na qeverisin nuk duan t’ja dinë për popullin, ata mund të vijnë pas një jave dhe ta bëjnë 15 milionë. Pse jo? Do na gjejnë një shembull në botë dhe do na e thonë. Pa pyetur fare për pagat e punëtorëve, pensionet. Kjo nuk është ndarje mes qeverisë dhe opozitës së vjetër, kur shkon puna tek paratë dhe për të vjedhur ata janë bashkë. Nuk jetohet më kështu, Shqipëria po zbrazet nga studentët dhe nga rinia.”, tha ai.