Prona duket se ka qenë motivi i plagosjes në Durrës të një të moshuari nga bashkëshortja e tij.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se dy të moshuarit janë grindur me njëri -tjetrin mëngjesin e sotëm për shkak të një konflikti pronësie midis banorëve të pallatit dhe firmës që e ka ndërtuar.
Dy të moshuarit si pronarë trualli kanë qenë përfitues të dy hyrjeve, por firma ndërtuese iu ka dhënë vetëm një hyrje dhe të dytën ia ka shitur dikujt tjetër prej një jave.
Kjo gjë ka shkaktuar grindjes mes dy bashkëshortëve, të cilët duke mos gjetur zgjidhje kanë nisur konfliktet me njeri-tjetrin.