Ballina Lajme Procesi i zgjerimit, Rama nga Brukseli: Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë të...

Procesi i zgjerimit, Rama nga Brukseli: Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë të përqafohen dhe të sillen më pranë BE

5

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare dyditore në Bruksel me rastin e pjesëmarrjes së tij në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.

Ditën e sotme ka mbajtur një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajic dhe Presidentin e Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke. Rama tha se vendet e BE-së duhet të përqafojnë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe nëse nuk janë anëtare të bllokut me të drejta të plota.

Rama: Duhet t’i bëjmë gjërat së bashku që ne  vendet kandidate të jemi pjesë e bashkëpunimit që kjo organizatë e jashtëzakonshme ofron për të gjithë anëtarët. Duke pasur vendet tona në këtë komitet si anëtare, pa të drejtën e votës, është ajo që duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt për BE dhe Ballkanin Perëndimor që duhet të gjejnë rrugën për tu siguruar që rrugëtimi drejt anëtarësimit tonë të plotë të jetë një rrugëtim bashkëpunimi i plotë. BE duhet të kuptojë se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm janë majftueshëm të pjekura, por janë në një situatë ku meritojnë të përqafohen dhe të sillen më pranë pa qenë domosdoshmërisht anëtarë me të drejta të plota. Mendoj që plani i ri i rritjes është një shembull i rëndësishëm i një shkallë ndërgjegjësimi, i një mënyre ndryshe i të parit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po shohim që BE është shumë më i vetëdijshëm në vepra, jo vetëm me fjalë për rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor për BE./albeu.com