Ballina Lajme Grupi parlamentar i PD mblidhet në seli para seancës, mungon sërish Jorida...

Grupi parlamentar i PD mblidhet në seli para seancës, mungon sërish Jorida Tabaku

3

Para nisjes së seancës së sotme parlamentare, është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Mësohet se në mbledhje janë të pranishëm edhe Emilia Koliqi dhe Ferdinand Xhaferri, të cilët munguan në mbledhjen e parë.

Ajo që ka munguar sërish sot është deputetja Jorida Tabaku.

Në mbledhjen e parë që u zhvillua më 12 shkurt, mes deputetëve të Berishës dhe Bardhit, Jorida Tabaku mungoi për arsye shëndetësore.

Për të njëjtën arsye mungoi edhe Edmond Spaho, ndërsa Saimir Korreshi ndodhej në Francë./albeu.com