Ballina Lajme Social Problemet e shëndetit mendor, dyfishohen rastet e fëmijëve që kanë nevojë për...

Problemet e shëndetit mendor, dyfishohen rastet e fëmijëve që kanë nevojë për terapi

1

Fëmijët dhe adoleshentët që kanë nevojë për terapi mbi problemet e shëndetit mendor dhe neruzhvillimit janë dyfishuar pas pandemisë së Covid 19.  Mjekët në qendrën kombëtare terpeutike dhe rehabilituese për fëmijë thonë se mesatarisht çdo ditë ka 5 raste të reja.

“Mbizotërojnë problemet e neurozhvillimit janë problematika që lidhen me diagnoza të ndryshme . diagnozat më të shpeshta lidhen me spektrin e autizmit, problemet gjuhësore  fonologjike që janë tepër të shpeshta si dhe problemet e të nxënit në moshën shkollore, fëmijët me hiperaktivitet dhe diagnoza të tjera më të rralla që janë ankthi, depresionit tek adoleshentët”,-tha Besmira Zenelaj, mjeke te Qendra Kombëtare Terapeutike për Fëmijë.

Izolimi në pandemi duket se ka shtuar problematikat tek fëmijët.

Gjatë pandemisë kanë qëndruar të mbyllur në mungesë të ndërveprimit me bashëkmoshatarët, orari i zgjatur para ekraneve ka ndikuar në shfaqen e vështirësive të neurozhvillimit , nga ana tjetër tek adoleshentët kemi problem të shumta të ankthit, me manifestimin në shkollë të sjelljes , rënie të mësimeve”,-tha Besmira Zenelaj, mjeke te Qendra Kombëtare Terapeutike për Fëmijë.

Në qendrën kombëtare terapeutike dhe rehabilituese për fëmijë, aktualisht po marrin shërbim ditor rreth 200 fëmijë, deri në 18 vjeç ndërsa janë të shtruar 11 fëmijë të shoqëruar nga njëri prind.