Ballina Bota Presidenti i Brazilit: Kam gati planin për përfundimin e luftës por nuk...

    Presidenti i Brazilit: Kam gati planin për përfundimin e luftës por nuk e tregoj derisa të takoj Zelenskyn

    1

    Mjaft udhëheqës botërorë duan që lufta të marrë fund pasi kjo po lëkund qeverisjet e tyre për shkak të krizës.

    Së fundmi Presidenti brazilian Zhair Bolsonaro, thotë se e ka planin se si t’i japë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, por ai nuk do ta zbulojë atë derisa t’ia paraqesë udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky javën e ardhshme.

    – Unë do t’i them atij mendimin tim, atë që mendoj. Unë e di se si mund të zgjidhet kjo, por nuk do t’ia them askujt – u tha ai gazetarëve.

    Ai nuk pranoi të jepte detaje të planit të tij të propozuar, por tha se lufta mund të përfundojë, ashtu sic ka përfunduar lufta e Argjentinës me Mbretërinë e Bashkuar në 1982, kur Argjentina pushtoi Ishujt Falkland të kontrolluar nga Britania, duke e shtyrë Mbretërinë e Bashkuar të dërgonte në detyrë një forcë të madhe detare.