Për herë të parë në këto 27 vite, Shqipërinë do ta vizitojë një president gjerman. Më 1 dhjetor mbërrin në Tiranë për një vizitë zyrtare Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, i cili do të pritet nga kreu i shtetit, Bajram Begaj. Vizita e Steinmeier në Tiranë duket si një sinjal i fortë për mbështetjen e Gjermanisë ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Steinmeier ndodhet këtë të mërkurë në Maqedoninë e Veriut ku ka zhvilluar një takim me presidentin Stevo Pendarovski me të cilin ka biseduar për raportet bilaterale, për luftën në Ukrainë dhe krizën ekonomike.
/rtsh/