Ballina Lajme Panelet diellore, Rama: Në një muaj 3791 aplikime, mbrojmë konsumatorin në këtë...

Panelet diellore, Rama: Në një muaj 3791 aplikime, mbrojmë konsumatorin në këtë krizë energjie globale

1

Nga 1 nëntori ka nisur aplikimi për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallateve, kostoja e së cilës do të subvencionohet në masën 70% nga qeveria.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije këtë të mërkurë se ky projekt po ecën me ritme të mira ndërsa garanton se qeveria do vijojë mbështetjen dhe mbrojtjen e konsumatorit shqiptarë gjatë periudhës së krizës energjetike globale. Rama deklaron se gjatë 1 muaji janë kryer 3791 aplikime për projektin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit në shtëpi.

“Po ecën me ritme të mira projekti i paneleve diellore për ngrohjen e ujit për të mbështetur kryesisht konsumatorët familjarë. Prej 1 Nëntorit ka nisur aplikimi i qytetarëve për këtë skemë, kosto e cila do të subvencionohet në masën 70% nga Qeveria. Japim garancinë se do të vazhdojmë të mbështesim dhe të mbrojmë konsumatorin shqiptar në këtë situatë krize energjie globale”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.