Presidenti i rizgjedhur për një mandat tjetër 5-vjeçar, Emannuel Macron mbajti fjalimin e tij të fitores në podiumin e Kullës Eiffel.
Macron mbërriti i shoqëruar nga gruaja e tij Brigitte, nën tingujt e himnit evropian (Beethoven’s Ode to Joy).
Fillimisht ndaloi dhe përshëndeti mbështetësit duke i shtrënguar duart.
Në fjalën e tij ai falënderoi popullin francez dhe ata që e mbështetën.
“Shumica prej nesh kanë zgjedhur të më besojnë mua,” thotë ai.
Mbështetësit thërrisnin “dhe një dhe dy dhe pesë vjet të tjera”.
“Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve”.
Unë u them atyre që votuan për të djathtën ekstreme se përgjegjësia ime dhe e ekipit tim do të jetë të adresoj shqetësimet e tyre.