Prefekti I Qarkut Fier Baki Bala deklaroj se deri më datë 15 Qershor, anëtarët e Task Forcës në këtë Qark,duhet të intesifikojnë kontrollet dhe monitorimin e territorit për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Theksi u vu gjatë një takimi të organizuar në Institucionin e Prefektit,me drejtuesit e Degëve Territoriale ,të Drejtorisë së Policisë Vendore, lidhur me realizimin e detyrimeve të parashikuara në Planin e Veprimit kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike 2017 – 2020.