Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë dërgimin e avionëve në Poloni nëse Varshava vendos të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, tha sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken gjatë një vizite në Moldavi të dielën.
Ai tha: “tani po shqyrtojmë në mënyrë aktive çështjen e avionëve që Polonia mund t’i ofrojë Ukrainës dhe po shikojmë se si mund të jemi në gjendje të zëvendësojmë vendet e lëna bosh nëse Polonia vendos të furnizojë Ukrainën avionë. Nuk mund të flas për një afat kohor, por thjesht mund të them se po e shikojmë atë shumë, shumë aktivisht”.
Vizita erdhi pasi Blinken vizitoi Poloninë anëtare të NATO-s të shtunën, ndërsa aleanca forcon krahun e saj lindor në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.