Ballina Vendi Politikat sociale në bashkinë e Fierit në drejtim të njerëzve në nevojë...

Politikat sociale në bashkinë e Fierit në drejtim të njerëzve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuara

1

Bashkia e Fieri fokusin e punës e ka të përqendruar më së shumti në zhvillimet rurale dhe urbane, në infrastrukturën rrugore, atë arsimore e shëndetësore, por më së shumti në zhvillimet ekonomike, që sjellin të ardhura të konsiderueshme për bizneset dhe komunitetin, duke rritur kështu edhe cilësinë e jetesës së tyre.

Ashtu si janë parë me vëmendje dhe me kujdes në realizim e tyre shumë investime në të gjitha njësitë administrative të kësaj bashkie, ashtu janë trajtuar me plot kujdes dhe problemet social- ekonomike të saj. Këto politika kanë ndikuar në lehtësimin e jetës së njerëzve në nevojë, por edhe dhënë shanse dhe mundësi individuale për të dalë nga kolapsi ekonomik ku mund të kenë qenë futur.

Kështu, nga pushteti vendor me të njëjtën rëndësi dhe përkujdesje si gjithë punët e tjera janë zhvilluar politikat sociale për shtresat në nevojë, grupet vunerable apo personat me aftësi ndryshe. Një ndër objektivat e rëndësishëm të zhvillimit social në këto vite ka qenë dhe garantimi i shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuara, duke vlerësuar rëndësinë që këto shërbime kanë në sigurimin e një cilësie më të mirë të jetës për ta dhe familjarët e tyre.

Shërbimet sociale janë një mjet i rëndësishëm për uljen e varfërisë. Strategjia e mbrojtjes sociale ka përcaktuar në objektivat kryesorë të saj ofrimin e shërbimeve sociale të duhura për këtë kategori për të influencuar në uljen e varfërisë, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e komunitetit.

Për grupet në nevojë është treguar një vëmendje e veçantë duke hartuar programe për krijimin e mundësive për plotësimin e nevojave bazë të jetesës dhe integrimin e plotë. Bashkia Fier ka qenë e angazhuar në hartimin e Planit Vendor për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane për fuqizimin dhe integrimin e anëtarëve të këtyre dy pakicave.

Metodologjia dhe procesi i përshkuar për hartimin e këtij plani veprimi është konceptuar dhe zbatuar nën një frymë të përgjithshme gjithëpërfshirëse. Zbatimi i politikave sociale të hartuara me këtë qëllim kanë dhënë rezultate të kënaqshme që nga viti 2015 kohë kur u realizua dhe ndarja e re administrative.

Nga programet sociale te zbatuara nga këto vite kanë përfituar banesë sociale, apo kredi të butë rreth 440 familje dhe janë trajtuar me bonues qiraje rreth 68 familje. Në vëmendje të politikave sociale ka qenë dhe mbetet punësimi i banorëve fierakë.

Këto punësime janë realizuar si në sektorin privat apo shtetëror duke bërë që të ulet numri i personave që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Duke krahasuar gjendjen e vitit 2015 me atë të sotmen shihen rezultate konkrete dhe të kënaqshme. Nga 1500 familje që kanë qenë në skemën e ndihmës ekonomike në vitin 2015 sot në këtë listë janë vetëm 570 familje me synimin për uljen e mëtejshëm të numrit të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike./Tv Kombi