Policia e Tiranës, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, që të mos mashtrohen nga mesazhet që u vijnë në celular, të cilat mund t’i joshin financiarisht.
Blutë kanë publikuar shembullin e mesazhit dhe i ftojnë të gjithë qytetarët, që të paraqiten pranë zyrave policore, nëse rast se i vjen një i tillë.
Gjithashtu, policia bën me dije se; “Duke marrë në konsideratë se ky aktivitet, dinamika e të cilit nuk është ende e qartë plotesisht, nëpërmjet joshjes financiare, mund të marrë në posedim të dhënat personale të shtetasve shqiptarë”.
Njoftimi i Policisë:
“Nga monitorimi i vazhdueshëm i hapësirave virtuale, në rrjete sociale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme, kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë konstatuar se në mënyrë të përsëritur, kryesisht përdoruesve që përdorin pajisje komunikimi “Apple”, u dërgohen me iMessage, mesazhe nga adresa ndryshme iCloud.