Ballina Vendi Policia Rrugore në Fier bën bilancin e muajit janar:12 të arrestuar dhe...

Policia Rrugore në Fier bën bilancin e muajit janar:12 të arrestuar dhe 460 leje drejtimi të pezulluara

2

Kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Monitorim i vazhdueshëm i akseve rrugore, me pajisjet e logjistikës bashkëkohore, për të shmangur përfshirjen e përdoruesve të rrugës, në ngjarje rrugore. Gjatë muajit janar 2023, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore: •janë arrestuar në flagrancë 12 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe 2 drejtues mjetesh për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi; •janë pezulluar 460 leje drejtimi, nga të cilat 445 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 15 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit. Policia Rrugore e Fierit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.