Ballina Vendi Policia gjen arme dhe municione ne magazine , shpallet ne kerkim 45...

Policia gjen arme dhe municione ne magazine , shpallet ne kerkim 45 vjecari nga Mallakastra

1

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, bazuar në inteligjencën informative, kanë ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit A. Ç., ku kanë gjetur të groposura 1 armë zjarri kallashnikov, 50 fishekë luftarak dhe 6 granata dore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, si dhe u shpall në kërkim pronari i kësaj magazine, shtetasi A. Ç., 45 vjeç, banues në Ballsh, i cili aktualisht ndodhet jashtë shtetit. Vijon puna, në bashkëpunim me homologët jashtë vendit, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e 45-vjeçarit.