Ballina Lajme Kronike Po pastronte grilat e dritareve, 40-vjeçarja bie nga kati i tretë i...

Po pastronte grilat e dritareve, 40-vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës, përfundon në spital

1

Një 40-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i banesës së saj në kryeqytet ditën e sotme teksa ka qenë duke pastruar grilat e dritareve.

Raportohet se shtetasja me iniciale A.P. si pasojë e rënies është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2023, rreth orës 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetasja A. P., 40 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.