Ballina Lajme Kronike Ishte shpallur i zhdukur një muaj më parë, gjendet në kanalin vaditës,...

Ishte shpallur i zhdukur një muaj më parë, gjendet në kanalin vaditës, trupi i pajetë i 60-vjeçarit në Divjakë

1

Divjakë/Informacion paraprak Më datë 11.03.2023, rreth orës 10:00, në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.