Ballina Bota Po kontrabandonin drogë nëpërmjet pastave të dhëmbëve, kapen 65 persona në Vietnam

    Po kontrabandonin drogë nëpërmjet pastave të dhëmbëve, kapen 65 persona në Vietnam

    1

    Policia ka arrestuar 65 persona në Vietnam për kontrabandën e 50 kg droge, të fshehura në kuti pastash dhëmbësh.

    Ata thanë se ishin punësuar për të transportuar 60 kg pastë dhëmbësh, por nuk e dinin se ishte ekstazi, ketaminë dhe kokainë.

    Vietnami është një qendër kryesore e trafikut të drogës, pavarësisht se ka disa nga ligjet më të ashpra kundër drogës në botë, raportoi BBC.

    Rreth gjysma e 327 kutive të pastës së dhëmbëve që stjuardesat po transportonin përmbanin drogë. Hetuesit thanë se gratë nuk ishin në dijeni të përmbajtjes së tyre – ato aktualisht janë liruar me kusht.

    Policia tha këtë javë se 65 të dyshuarit ishin arrestuar pasi zbuluan gjashtë ngarkesa të tjera narkotike që po kontrabandoheshin në Vietnam përmes së njëjtës rrugë.

    Dyshohet se ata drejtoheshin nga i njëjti rrjet kontrabandë që punësonte stjuardesat. Policia dyshon se i njëjti rrjet përdor shpesh shtetas vietnamezë që studiojnë dhe jetojnë në Francë për të sjellë drogë në vend.