Ballina Bota Plani për të dërguar emigrantët në Ruanda “përçan” Britaninë e Madhe, Kisha...

    Plani për të dërguar emigrantët në Ruanda “përçan” Britaninë e Madhe, Kisha kundër qeverisë

    1
    Bftd

    Përplasja në Britaninë e Madhe mbi planin e Boris Johnson për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda duket se është bërë tepër e madhe midis qeverisë, pallatit mbretëror, organizatave të të drejtave të njeriut dhe së fundmi edhe vetë Kishës së Anglisë.

    Udhëheqësit e lartë në Kishën e Anglisë kanë dalë me një letër publike për të dënuar planin e Ministrisë së Brendshme për të dëbuar emigrantët, të cilin e konsiderojnë si ‘imoral’.

    Kryepeshkopët e Canterburyt dhe Yorkut janë ndër ata që kanë hedhur firmën e tyre në një letër të formuluar që denoncon këtë plan si një politikë që ‘turpëron Britaninë’.

    Nënshkruar nga shkëlqesia e tij Justin Welby dhe shkëlqesia e tij Stephen Cottrell, udhëheqësit e lartë, së bashku me 23 peshkopë që ulen në Dhomën e Lordëve, kritikuan planin për mungesë morali.

    Duke shkruar për Times, letra thotë: “Pavarësisht nëse fluturimi i parë i dëbimit largohet sot nga Britania për në Ruanda, kjo politikë duhet të na turpërojë si komb”

    “Turpi është i yni, sepse trashëgimia jonë e krishterë duhet të na frymëzojë që t’i trajtojmë azilkërkuesit me dhembshuri dhe drejtësi siç kemi bërë me shekuj”, thuhet më tej në letër.

    Ky reagim i fortë vjen vetëm disa orë pasi tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit rrëzuan ofertën e fundit të avokatëve, bamirësive dhe aktivistëve për të penguar fluturimin e parë që do të niset drejt Kigalit ditën e sotme.

    Ndërkohë vlen të theksohet se letra është nënshkruar edhe nga peshkopët e Londrës, Durham, Exeter, Birmingham dhe Mançester.

    Propozimet e Zyrës së Brendshme për të fluturuar migrantët që hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në Ruandë kanë ndarë opinionin publik në Britaninë e Madhe dhe kanë nxjerrë në pah zemërimin e disa figurave të profilit të lartë. Edhe vetë Princi Charles e kritikoi qeverinë e Boris Johnson për këtë plan vetëm pak ditë më parë.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join