Shkodër- Publikohet foto e Erjon Xhenje, 19-vjeçarit që u vra me breshëri plumbash një natë më parë në një lokal në Shkodër.
Autorët kanë qenë me motor, dhe pas ekzekutimit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Ata janë futur nëpër rrugicat e qytetit për të humbur gjurmët dhe më pas kanë djegur mjetin.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes që tronditi qytetin verior.
Pista kryesore mbetet ajo e përplasjeve mes grupeve rivale. noa.al