Ballina Vendi Pite dhe tarator, Rita Ora u tregon 16 milionë ndjekësve se si...

Pite dhe tarator, Rita Ora u tregon 16 milionë ndjekësve se si të gatuajnë ushqime shqiptare

1

Ndonëse është një ndër këngëtaret më të suksesshme me famë botërore, Rita Ora e tregon shpesh se është krenare që është shqiptare.Që në fillimet e karrierës, ka folur me krenari për vendlindjen e saj. Ajo ka treguar gjithmonë se adhuron gatimet tradicionale.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me 16 milionë ndjekësit e saj se ka përgatitur pite. Në videot që ka publikuar, Rita thotë se pas pites ka bërë dhe tarator. Për të gjithë ata që janë kurioz se çfarë është taratori, ajo ka treguar dhe procesin e realizimit me një video.