Ballina Bota Pinte 20 cigare në ditë, 38-vjeçari bën transplant të mushkërive për t’i...

    Pinte 20 cigare në ditë, 38-vjeçari bën transplant të mushkërive për t’i shpëtuar vdekjes

    31

    Një burrë duhej të bënte një transplant të dyfishtë të mushkërive në moshën 38-vjeçare pasi ishte duke vdekur.

    Daniel Doherty nga Walsall, West Midlands, është një nga individët e paktë që i është nënshtruar transplantit shumë të komplikuar dhe që procedura zgjat 13 orë.

    Daniel i cili dikur ishte një futbollist i talentuar me shpresa për të luajtur për Aston Villa fillimisht filloi të pinte duhan në moshën 9-vjeçare dhe vazhdoi të pinte rreth 20 cigare në ditë.

    Babai i pesë fëmijëve vendosi të hiqte dorë nga zakoni i pashëndetshëm në moshën 33-vjeçare por dëmtimi në mushkëritë e tij tashmë ishte bërë.

    Daniel vuante nga sëmundje pulmonare obstruktive kronike dhe problemet me frymëmarrjen ishin të tipit 2 dhe kjo e la atë të paaftë për të ecur. Ai gjithashtu kishte kaluar dy herë në gjendje koma.

    Edhe pse dikur pinte 20 cigare në ditë, tani Danieli nuk e duron dot erën e tymit pas transplantit të mushkërive.