Bashkia e Fierit një nga prioritetet e punës së saj në mënyrë të vazhdueshme ka krijimin e mjediseve sa më të pastra për qytetarët e saj. Kujdesi ndaj mjedisit nuk është vetëm një angazhim institucional që kryhet përmes ndërmarrjeve përkatëse si të gjelbërimit apo edhe pastrimit.
Ai shikohet si një detyrim që secili ka ndaj jetës, shëndetit dhe brezave që rinj. Përveç punës së përditshme ku punonjësit e këtyre të pastrimit të rrugëve të largimit të mbetjeve urbane nga pikat e caktuara për këtë qëllim, ata ndeshem dhe me problematika shqetësuese.
Punonjësve iu duhet që të largojnë tonelata të tëra mbetjesh urbane dhe inerte, që në shumë raste janë të hedhura pa kriter e të shpërndara nëpër ambient. Në këtë drejtim jo pak herë drejtuesit e bashkisë kanë kërkuar mirëkuptim nga banorët që ashtu si ruajnë mjediset e tyre të brendshme shtëpiake të jenë të ndërgjegjeshëm për të mbajtur sa më të pastër dhe mjedisin e qytetit, apo edhe fshatit ku jetojnë.
Vetëm në këtë mënyrë investimet do të kenë efekt në përmirësimin e cilësisë së jetës. Megjithatë bashkia e Fieri pavarësisht problematikave të vërejtura në këtë drejtim ka garantuar vazhdimin dhe do të intensifikojë punën për përmirësimin e këtij shërbimi në çdo cep të territorit të bashkisë Fier, duke besuar edhe në një kujdes të shtuar të çdo qytetari ndaj mjedisit që na rrethon./Tv Kombi/