
Fier- Një aksident me pasoja targjike ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin Levan-Tepelenë. Nga përplasja e dy makinave humbën jetën Sokrat dhe Fatbardha Lelaj, burrë e grua, si dhe e moshuara Bylyre Salaj. Sokrat Lelaj ishte efektiv i FNSH-së.
M.Skënderaj mbeti i plagosur bashkë me gruan dhe vajzën e tij të mitur.
Të dhënat nga spitali i Fierit bëjnë të ditur se dy bashkëshortët, Gerti Skënderaj, 43 vjeç dhe e shoqja Gladiola Meraj, 31 vjeçe i janë nënshtruar operacionit.
Ata aktualisht janë në gjendje kritike për jetën, ndodhen në reanimacionit të Fierit.
Ndërkohë vajza e tyre 6-vjeçare është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
Pavarësisht gjendjes shëndetësore, policia ka vendosur masën e arrestit për M. Skënderaj.