Ballina Bota Përplaset për vdekje nga një shofer i dehur sportisti i njohur

    Përplaset për vdekje nga një shofer i dehur sportisti i njohur

    0

    Bota e ateltikës në spanjë u trondit për shkak të vdekjes së Antonio Gómez Luna ‘Choya’ .

    Atleti 36-vjeçar u përplas për vdekje teksa po stërvitej me biçikletë në komunën e Ricote nga një shofer i dehur.

    Disa orë më vonë ai u gjet dhe doli pozitiv për alkool dhe drogë.

    Gómez Luna fillimisht u transferua në spitalin Virgen de Arrixaca në Murcia , ku u shtrua në ICU për pesë ditë para se të vdiste.

    Federata e Atletikës e Rajonit të Murcias lëshoi ??një deklaratë ku ankohej për humbjen e tij dhe gjithashtu “si një protestë, pretendim dhe ndërgjegjësim për pasigurinë që pësojmë në rrugë”.

    Lidhur me këtë ngjatje tragjike ka reaguar edhe María Victoria Molina, presidente e Shoqatës së Atletikës Abarán, e cila tha: “Nuk është e drejtë, ka shumë gjëra për të bërë. Dhe tani ju kërkoj t’i jepni forcë familjes tuaj, ekipit dhe të afërmve. Kemi ngelur me zemër të thyer.”