Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është shpallur i zhdukur në Itali, pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në rajonin ne Emilia Romagna.
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan vërshimin e Lamones, në Romagna, ku zjarrfikësit evakuuan disa banorë në disa shtëpi të përmbytura, pa energji elektrike dhe në ujë.