.Sipërfaqet bujqësore në bashkinë e Fierit nga dikur djerrë dhe të pashfrytëzueshme në mënyrë të veçantë në dhjetëvjeçarin e fundit po njohin një rritje të përdorimit të saj. Si rezultat i ndërhyrjeve të realizuara në drejtim të sistemit të ujitjes dhe kullimit është rritur jo vetëm sipërfaqja e tokave të punueshme, por edhe koha e shfrytëzimit të saj në të gjitha stinët e vitit.
Në shumë njësi administrative veç përdorimit të saj në natyrë, sipërfaqja e tokës tashmë përdoret nga ngritja e serave që në sajë të fondeve mbështetëse nga granatet qeveritare po njohin modernizimin e tyre duke konkurruar edhe me nivelet europiane. Në sajë të iniciativave të fermerëve dhe drejtimit me politika orientuese, përdorimit të farërave dhe pesticideve të garantuara në cilësinë e tyre, sot toka myzeqare mban në çdo stinë të vitit begatinë e tyre.
Punimi i tokës në çdo stinë me kultivarët e duhur ka sjellë që të ardhurat e fermerëve të mos jenë vetëm në sezon të verës apo dimrit, por të ketë një larmishmëri prodhimesh si në perime, ashtu dhe në drejtim të foragjereve për blegtorinë.
Pavarësisht arritjeve të shënuara nga bashkia e Fierit në drejtim të ndihmës për ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore në të gjitha njësitë vendore të saj, përsëri ky proces vazhdon të njohë ritme të reja në çdo ditë dhe muaj të vitit. Kjo është një ndërmarrje investuese në kuadër të plotësimit të nevojave të komunitetit në pjesën dërrmuese banorë të zonave prodhuese rurale./Tv Kombi/