Është përkujtuar përmes një ceremonie solemne 80 vjetori i çlirimit të qytetit të Ballshit. Ajo nisi me ngritjen e flamurit nga kryetari i bashkisë së qytetit dhe shoqëruar me vendosjen e kurorave me lule pranë memorialit. Me çlirimin e tij më 18 prill e vitit 1943 Ballshi u bë kështu një ndër qytetet e para të çliruara të vendit. Ky 80-vjetor i Çlirimit të Ballshit mbahet në një kontekst të ri global, në një kohë kur paqja nuk po gjen paqe në Ukrainë dhe kur agresioni Rus përbën rrëzik për paqen edhe përtej kufijëve lokalë ku shtrihen palët ndërluftuese.
Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla, i pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore theksoi se ky përvjetor e gjen Europën në një luftë të shkaktuar nga diktatori rus Vladimir Putin, luftë e cila përveç bombardimeve dhe krimeve të panumërta në Ukrainë ka sjellë edhe rritjen e inflacionit në të gjithë botën përfshirë edhe Shqipërinë. “Sot, 80-vjetori i Çlirimit të Ballshit.
Ky moment e gjen Europën në një luftë të shkaktuar nga një agresor i njëjtë si Hitleri, diktatori rus Vladimir Putin. Lufta ka sjellë si pasojë, përveç bombardimeve dhe krimeve të panumërta në Ukrainë, edhe rritjen e inflacionit në të gjithë botën, por patjetër në Europë dhe sigurisht edhe në Shqipëri”, tha Balla. Gjithashtu në fjalën e tij Balla ka folur për kontributin e pamohueshëm të mallakastriotëvee për lirinë e atdheut. Në ceremoni ishin të pranishëm deputetë të zonës, familjarë të dëshmorëve, drejtues të KANÇ-it si dhe qytetarë ballshiot.
/Tv Kombi/