Ballina Vendi Përkeqësimi i motit, anulohen tragetet drejt portit të Barit

Përkeqësimi i motit, anulohen tragetet drejt portit të Barit

1

Në bazë të parashikimit të Kapintenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometeorologjike në Rajonin e Adriatikut, pritet përkeqësim i motit në orët në vijim dhe forca e detit do të shkojë deri në 7bft.

Referuar dhe komunikimeve me autoritet detare italiane dhe situatës më të përkeqësuar në krahun tjetër të Adriatikut, do të anulohet lundrimi i trageteve nga/drejt Portit të Barit, të cilët ishin parashikuar për lundrim nga/drejt Portit të Durrësit mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona, do të vijojë normalisht lundrimit mbrëmjen e sotme(nisja ora 19:00).