Në kuadër të Programit të Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit në bashkinë e Shijakut, janë ndërtuar 665 apartamente. Me lagjen ‘Rilindja’, është përmbyllur edhe programi i rindërtimit në këtë zonë, ndërsa në gjithë 802 familje do të kenë një strehë të re. Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar pamjet, nga pallatet e reja të ndërtuara.
‘Mirmëngjes dhe me lagjen e Rilindjes me 665 apartamente, e cila përmbyll edhe Programin e Rindërtimit në Shijak ku për 802 familje është siguruar një strehë e re pas goditjes tragjike nga tërmeti, ju uroj një fundjavë të mbarë.’- shkruan kryeministri Rama.
Në Shijak, në kuadër të projektit të Rindërtimit ishin parashikuar për tu ndërtuar konkretisht 31 pallate me 665 apartamente dhe afërsisht dhe mbi 720 banesa private.