Ballina Bota Përfundon pas 3 orësh operacioni i Papa Franceskut

    Përfundon pas 3 orësh operacioni i Papa Franceskut

    0

    Operacioni 3-orësh të cilit iu nënshtrua Papa Françesku përfundoi pa komplikime në poliklinikën Gemelli të Romës. Sipas ANSA, Ati i Shenjtë u kthye në dhomën e tij në katin e 10-të. Operacionin e kreu kirurgu Sergio Alfieri. Papa tani do të qëndrojë në spital për disa ditë për t’u rikuperuar. Vatikani shpjegoi se Bergoglio iu nënshtrua nën anestezi të përgjithshme një laparotomie dhe një operacioni plastik të murit të barkut i njohur ndryshe edhe si hernie.

    “Operacioni u organizua ditët e fundit nga ekipi mjekësor në ndihmë të Atit të Shenjtë. Ai u bë i domosdoshëm për shkak të një hernie të infektuar që po i shkaktonte dhimbje të vazhdueshme. Shtrimi në institucionin shëndetësor do të zgjasë disa ditë për të lejuar ecurinë normale pas operacionit dhe rikuperimin e plotë”, – shpjegoi drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.

    “Patologjia për të cilën u operua Papa “është beninje dhe nuk do të lërë gjurmë”. Shtrimi në spital “do të jetë nga 5 deri në shtatë ditë, ai është 86 vjeç dhe tashmë ka bërë 4 operacione. Na jepni disa ditë”, – tha kirurgu Sergio Alfieri.

    ©LAPSI.al