Ballina Vendi Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

2

Katër vatra zjarri janë shfaqur mëngjesin e ditës së sotme në Vlorë. Fillimisht u raportua për zjarr të përmasave të mëdha në lagjen ’10 korriku’ të Vlorës, ku mësohet se nga flakët rrezikohen disa banesa të zonës.Po ashtu në një vatër zjarri është shfaqur edhe në fushën e trajtimit të mbetjeve. Vatra zjarri janë shfaqur edhe në fshatin Kocul dhe në pyllin e Sodës ku janë rrëzuar disa pisha.

Situata paraqitet më e rëndë në zonën pranë trajtimit të mbetjeve në Vlorë ku tymi i shkaktuar nga djegia e mbetjeve, ka mbuluar totalisht dy lagjet ‘Kushtrim’ dhe ’24 maji’ duke bërë që banorët ta kenë të pamundur të dalin nga shtëpitë për shkak të ndotjes së madhe.

Dyshohet që flakët të jenë të qëllimshme.  Kujtojmë se pasditen e djeshme, dy vatra zjarri u shfaqën në fshatrat Treblovë dhe Dukat ku flakët favorizoheshin nga era e fortë. Ndërsa shkaku i zjarrvënies ende nuk është bërë i ditur.